11:59 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjermania iu hakmerret Ozilit e Gundoganit pasi u takuan me Erdoganin (FOTO)

Dy futbollistët gjerman të Premierligës, Ikay Gundogan dhe Mesut Ozil u takuan me presidentin e Turqisë, Erdogan para fillimit të Kupës së Botës.

Ky takim ka shkaktuar debate të mëdha për shkak se presidenti i Turqisë po akuzohet si shkelës i të drejtave të njeriut, shkruan indeksonline.

Sipas Bild, trajneri Joachim Loë ka vendosur që dy futbollistët me prejardhje turke do të qëndrojnë në stol në ndeshjen kundër Meksikës.

Gazeta prestigjoze gjermane beson se Reus, Draxler dhe Muler do të luajnë prapa sulmuesit të vetëm, Timo Werner.

Kjo renditje mendohet se është një hakmarrje për takimin e shumëpërfolur në mediat gjermane. /IndeksOnline/