11:05 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjilan: Rrah ish-të dashurën, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Gjilan,i cili ka ushtruar dhunë ndaj një femre.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me ish të dashurën e tij viktimën femër K/shqiptare, e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/