14:48 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjilani grumbullon mbi dy ton veshmbathje për njerëzit në nevojë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një statusi të postuar në llogarinë së tij Facebook ka bërë të ditur se në këtë qytet sot ka nisur aktiviteti humanitar ‘Dhuro.. bëj të lumtur dikë”, ndërsa deri më tani janë dhuruar mbi dy ton veshmbathje për njerëz në nevojë.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:

Të dashur njerëz të vullnetit të mirë, sot kemi nisur me aktivitin e madh humanitar “Dhuro…bëj të lumtur dikë”, me qëllim që t’u dalim në ndihmë sado pak njerëzve në nevojë. Ju ftoj që t’i bashkangjiteni këtij aktiviteti tek sheshi “Agim Ramadani”. Deri tani, qytetarët, Këshilli i Bashkësisë Islame dhe kompania “Durrësi”, kanë dhuruar më shumë se dy ton veshmbathje për mosha të ndryshme, të cilët i falënderoj shumë. Apeloj që mbështetja për njerëzit në nevojë të vazhdoj.
Me aktivitetin e sotëm, Gjilani po del të jetë qendra më e madhe administrative më sociale në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, i kemi ndërtuar 65 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë sociale, i kemi renovuar 40 shtëpi dhe për 40 familje të tjera po paguajmë qira. Nuk duhet harruar edhe mbrëmjen humanitare për mbështetje ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, prej së cilës kanë përfituar organizatat që i trajtojnë këto raste. Jam krenar me solidaritetin e njerëzve të vullnetit të mirë!