15:54 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjilani “shkatërron” Vllazninë, Llapi dhe Feronikeli ndajnë pikët (Foto)

Skuadra e Gjilanit iu është rikthyer fitoreve në xhiron e 25’të në Vala Superligën e Kosovës.

Klubi bardh e kuq fitoi 4 me 0 kundër vendit të fundit, Vllaznia e Pozheranit, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Arbnor Morinës i shënuan; Betim Haxhimusa (3) dhe Papuci.

Me këtë fitore Gjilani rikthehet në pozitën e gjashtë me 39 pikë, aq sa ka Feronikeli në pozitën e katërt, Llapi në pozitën e pestë dhe Trepça ’89 në pozitën e shtatë.

Feronikeli dhe Llapi, derbi i javës u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2. Golat në këtë ndeshje i shënuan; Milicaj dhe Morina për Feronikelin – Namani dhe Blakqori për Llapin.

Ndeshja e tretë dhe e fundit për xhiron e 25’të mes Trepçës ’89 dhe Drenicës u mbyll me rezultat minimal 1 me 0, në të mirë të kampionëve aktual./IndeksOnline/