21:33 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjilani sonte dy arsye për të festuar, ky është suksesi i radhës nga ky qytet! (Foto)

Qyteti i Gjilanit ka sonte dy arsye për të festuar.

Përpos ekipit të Dritës që tashmë u bë kampion në futbollin kosovar, është vajza nga Gjilani, Uta Ibrahimi që i solli edhe një sukses Kosovës.

Ura Ibrahimi ka pushtuar majën ‘Lohtse’ maje kjo 8 mijë e 516 metra.Ndryshe Uta njihet për sukseset e saj anembanë botës, transmeton Indeksonline.

Suksesit të lojtarëve të dritës dhe suksesit të Uta Ibrahimit i është gëzuar edhe deputetja Mimoza Kusari, e cila ka uruar gjilanasit.

Postimi i plotë:

Ditë e bukur për #Gjilanin
Vajza e Gjilanit Uta Ibrahimi pushtoi edhe një majë të Botës, majën Lohtse (8516m) në Himalaja, ndërsa djemtë e FC “Drita” Gjilanit ia sollën kupën e Kosovës në futboll.
Urime Gjilan, Urime Gjilanas, le të fitojë gjithmonë talenti, përkushtimi dhe sporti i mirëfilltë Kosovar.