09:12 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjithçka gati, Milani afër pronarëve të rinj

E ardhmja e Milanit është ende duke u shqyrtuar, me Yonghong Le i gatshëm të lë vend edhe për aksionar të tjerë.

Sipas “Il Sole 24 Ore” gjatë ditës së sotme mund të zyrtarizohen aksionerët tjerë te skuadra italiane, shkruan indeksonline.

Bëhet fjalë për një aksioner amerikan, emir i të cilit nuk është bërë i ditur zyrtarisht (flitet për Stephen Ross nga Miami Dolphins, John Fisher, biri i themeluesve të Gap, dhe një tjetër subjekt i SHBA-së i mbrojtur nga konfidencialiteti i dosjes).

Këshilltarët e investitorit amerikan, Goldman Sachs , do të udhëtojnë sot në Milano nga Londra.

Operacioni është në vijën e finishit, me Milanin që do të kishte një kartë tjetër për të luajtur me komisionin gjyqësor të UEFA-s në funksion të sanksionit që pritet në ditët në vijim. /IndeksOnline/