19:04 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjobitet shoferi i veturës që u fut sot në mesin e sheshit “Skënderbeu” (Foto)

Vetura me targa të huaja e cila kishte hyrë sot në pjesën që është e paraparë vetëm për këmbësorë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kishte ngjallur reagime të shumta të qytetarëve.

Në fotografitë e publikuara vetura shihet në lëvizje në mesin e shumë këmbësorëve që ishin aty.

Policia e Kosovës pas hetimeve intensive të zhvilluara ka arritur ta gjejë ngasësin e saj ku edhe i ka shqiptuar gjobën.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës./Indeksonline/

Vetura hyn në mesin e këmbësorëve në sheshin e Prishtinës (Foto)