15:23 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjuriq dhe Selakoviq në veri të Kosovës, nisin takimin me Listën Srpska

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviq po qëndrojnë në Republikën e Kosovës.

Të njëjtit janë duke zhvilluar takim me krerët e Listës Srpska në veri të Mitrovicës, transmeton Indeksonline

Kësaj here, Gjuriq dhe zyrtarët tjerë të qeverisë serbe kanë marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Ndryshe, herën e kaluar, Gjuriq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës përshkak e se i njëjti ishte futur pa leje brenda territorit tonë.