17:35 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjuriq në Moskë: Rusia mbron interesat e Serbisë në Kosovë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot në Moskë kanë konfirmuar qasjen e përbashkët të Serbisë e të Rusisë për atë që Beogradi e quan ende çështje e pazgjidhur e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ata kanë thënë se zgjidhja duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të KS të KB-së.

Pala ruse, siç njofton rts, ka shprehur gatishmërinë që partnerëve serbë t’iu ofrojë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.

Pas takimit Gjuriq ka thënë se ka marrë përkrahje vëllazërore e miqësore për politikën e jashtme e të brendshme të Serbisë si dhe për çështjen e Kosovës.