12:02 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjuriq thotë se informuan Brukselin se janë të gatshëm të fillojnë dialogun

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, si dhe përfaqësues i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Marko Gjuriq është takuar sot me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Me këtë rast, Gjuriq ka thënë se Serbia e ka njoftuar Brukselin se janë ta gatshëm të vazhdojnë dialogun, transmeton Indeksonline.

Serbia, sipas Gjuriq, dëshiron që dialogu të vazhdojë, duke deklaruar se e vetmja pengesë deri më tani erdhi nga Prishtina, e cila sipas tij një vit më parë nga një vendim i marrë në Kuvend, ngriu dialogun.

Duhet shtuar se dialogu i cili pritej të fillonte më 16 janar por që u ndërpre pasi pala serbe vendosën të ktheheshin në vend pas vrasjes së lideri serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq./Indeksonline/