14:24 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjykata e Apelit zgjidh mbi 6 mijë lëndë për 6 muaj

Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, ka thënë se institucioni që ai drejton ka shtuar dukshëm efikasitetin në gjysmën e parë këtij viti, transmeton Indeksonline.

Në një konferencë për media, Shala tha se  përkundër sfidave dhe vështirësive, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë arritur t’i kryejnë mbi 6 mijë lëndë, nga 19 mijë sa ka pasur në punë.

“Gjykata e Apelit, për fat jo të mirë, e ka filluar punën në vitin 2018 më 12 e 576 lëndë të pa zgjidhura. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, kemi  pranuar në punë 7 mijë e 12 lëndë. Në total i bije se gjatë kësaj periudhe kemi pasur në punë 19 mijë e 588 lëndë.  Nga to, përkundër sfidave dhe vështirësive gjykata ka arritur t’i zgjidh 6 mijë e 410 lëndë. Ndërsa në punë vazhdojnë te mbesin edhe 13 mijë e 178 lëndë “- shtoj ndër të tjera Shala.

Sipas tij, nëse këtë numër të lëndëve te zgjidhura, e krahasojmë me numrin e lëndëve të pranuara gjatë këtyre muajve, del se janë  zgjidhur 91 % të lëndëve qe kanë ardhur në gjykatë, apo 572 lëndë më shumë se ne periudhën e njëjtë të  viti 2017.

Kryetari Shala, potencoi se në Gjykatën e Apelit, nuk ka asnjë lëndë që ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa lëndët kundër korrupsionit po shqyrtohen me prioritet.