22:14 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjykata merr vendim për biznesmenin Anton Jupa

Gjykata në Prizren i ka caktuar masën e sigurisë biznesmenit Anton Jupa.

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej një muaji biznesmenit Anton Jupa.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com avokati i tij Meshari Selimaj.

Jupa, importuesi i mishit nga Belgjika, u arrestua dje, ndërsa kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala të njëjtën ditë e konfirmoi ndalimin policor prej 48 orësh ndaj Jupës.