10:02 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjykata sot jep vendimin për serbin që akuzohet për krime luftë në Kosovë

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sot do të bëhet shpallja në rastin e të akuzuarit për krime lufte Zoran Vukotiq.

Aktgjykimi i sotëm do të shpallet lidhur me veprat të cilat kanë të bëjnë me krimet e bëra në fshatin Studime e Epërme dhe e Poshtme.

Poashtu në këtë aktgjykim do të bëhet shpallja e verdiktit të Gjykatës edhe lidhur me trajtimet çnjerëzore dhe torturat e bëra ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonices.