18:02 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjykata speciale, tema e diskutimit mes Kurtit dhe kryetarëve të qendrave të VV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan administratorët dhe kryetarët e qendrave të LVV-së.

Bisedë e këtij takimi ka qenë Gjykata  Speciale, Demarkacioni, kontrata me Contur Global etj, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Kryetari, Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ Kurteshi takojnë në takime të ndara administratorët dhe kryetarët e Qendrave

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan në dy takime të ndara fillimisht administratorët e më pastaj edhe kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në këto takime u fol mbi punët organizative në Qendrat e Lëvizjes dhe detyrat që ato i presin në shtrirjen strukturore të organizatës si dhe promovimin e konceptit dhe programit të Lëvizjes në mjediset ku ata punojnë e veprojnë.

Poashtu, kryetari Kurti, në të dy takimet i njoftoi të pranishmit me situatën politike në Kosovë, sfidat që e presin vendin tonë në vitin që sapo kemi hyrë dhe qëndrimet politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi këto sfida, siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me Contur Global, etj.