19:39 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

GM heq Fordin nga froni

Ford nuk është më rekorder në SHBA për shitjet e kamionëve. Udhëheqësi i ri i segmentit të favorizuar amerikan është konkurrenti i General Motors, i cili tani mbulon 34% të tregut total.

GM në gjysmën e parë të këtij viti ka shënuar një rritje të shitjes prej 12%, dhe Ford ka avancuar me 5%, por ka “vetëm” 32% të tregut.

Këto shifra janë disi të habitshme duke pasur parasysh se GM ende nuk ka “nisur” Chevrolet Silverado për 2019 ose GMC Sierra.

Megjithatë, këto modele luajnë një rol të rëndësishëm pasi GM ka “pastruar” inventarin në vitin 2018 për të krijuar hapësirë për modele të ridizajnuara.

Po ashtu, për dallim nga Ford, General Motors ka kamionçina të madhësisë së mesme Chevrolet Colorado dhe GMC Canyon, dhe 18% të shitjeve të kamionçinave në SHBA janë të madhësisë mesatare, që është një rritje prej dy për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Megjithatë, modelet në fjalë së shpejti do të marrin konkurrencë të fortë, mbi të gjitha, Colorado, për shkak se vitin e ardhshëm në dyqane do të vijë Ford Ranger dhe Jeep Wrangkler pick-up, ndërkohë që edhe Nissan ka njoftuar një Fronteri krejtësisht të ri, edhe pse nuk dihet se në cilin vit do të vijë në treg.

Sa i përket kamionçinave të mëdha, aty edhe më tej zotëron Ford F-150, por do të shohim se cila do të jetë pjesa e tij e “tortës”, kur të arrijnë Silverado dhe Sierra, por edhe Ram i ri 1500.

Temat: