10:23 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gold Ag: Do ta mbaj kujtim dekoratën që ma dhurove! (Foto)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj babai i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe reperi kosovar Gol Ag i cili është i afërt me familjen Haradinaj, përmes llogarisë së tij Instagram ka shprehur ngushëllimet e tij, teksa ka shkruar që do ta mbajë gjithmonë si kujtimin një dekoratë të dhuruar nga ai, shkruan Indeksonline.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ngushllime familjes Haradinaj, faleminderit baca Hilmi per bijt qe ja fale kesaj toke. Zoti te meshirofte dhe te shperblefte me te mirat e tij. Do ta mbaj kujtim dekoraten “SHKELZEN HARADINAJ” qe ma dhurove ti dhe kryetari i atehershem Rasim M. Selmanaj.