23:17 / E Hënë, 11 Qershor 2018

Gold Ag: Keq që po të vlerësojmë kur të humbëm! (Foto)

Të shtunën u nda nga jeta legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Vdekja e tij e hershme ka prekur mbarë opinionin, ndërsa dje u varros me nderime në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Edhe artistët kosovarë janë prekur nga largimi i Vokrrit nga kjo jetë. Reperi Gold Ag së fundmi në llogarinë e tij Instagram ka postuar një fotografi ku shihet duke shkruar në Librin e Zisë, teksa ai ka shkruar një status:

“Lamtumirë legjendë, keq që po të vlerësojmë kur të humbëm”.