Goli i Wanyama-s zgjedhet më i miri i muajit shkurt në Premier Ligë
Goli i Victor Wanyama në ndeshjen Liverpool – Tottenham është vlerësuar si më i bukuri në muajin shkurt në “Premier League”.
Ai erdhi në minutën e 80 nduke barazuar golin e Salah në minutën e 3-të. Ndeshje e cila pati dhe 2 gola të tjerë në shtesë për të përfunduar 2-2.
Për këtë çmim Wanyama konkurroi me emra të mëdhenj të kampionatit si Danilo, Mario Lemina, Jose Izquierdo, Mohamed Salah, Sergio Aguero dhe Adam Smith.
Pas çmimit 26-vjeçari tha: “Ishte një nga golat më të bukur që kam shënuar ndonjëherë. Thjesht reagova ndaj lojtarëve të Liverpool dhe nuk u mendova dy herë dhe e godita topin, thjesht e lashtë të fluturojë.