10:15 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Google ndryshon disa kushte, tashmë nuk do të shkarkoni dot më fotot

Vendimi i fundit të Google me shumë siguri nuk do ta pëlqeni.

Kjo për shkak se nga tani e tutje nuk do ta keni më opsionin “view image” me të cilin shkarkonit imazhin në mënyrën më cilësore të mundshme.

Kështu është shtuar opsioni “visit” e cila të adreson direkt tek faqja që e ka publikuar këtë fotografi, ose mund ta shkarkoni direkt “save”.

Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e fotografive

Temat: