13:51 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018

Google prezanton një Gmail interaktiv

Google zbuloi planet e reja për postën elektronike Gmail, e-mail-et e së cilës do të përditësohen vazhdimisht në kohë reale.

Përdoruesit do të shohin informacionin e një fluturimi të përditësohet automatikisht në një e-mail konfirmimi.

Gjithashtu mund të plotësojnë anketat pa lënë mesazhe apo të shohin imazhet e një produkti pa hapur një dritare të re.

Këto ndryshime vinë si pjesë e projektit AMP të Google. Ky projekt është dizajnuar për ta bërë më të shpejtë aksesin në uebfaqe.

Vazhdimisht është lavdëruar nga publikues të njohur ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për ndërhyrjen e madhe të Google në mënyrën sesi uebi funksionon.