09:34 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Gotze lë Dortmundin për Superligën e Turqisë?

Mario Gotze pritet që gjatë afatit veror të largohet nga Borussia e Dortmundit.

Mesfushori gjerman nuk po kalon mirë nën urdhëratë e trajnerit Peter Stoger, ky i fundit madje kishte thënë se Gotze e ka derën hapur për t’u largua, transmeton IndeksOnline.

Ish-lojtari i Bayern Munchen shumë leht gjatë verës mund të transferohet në Turqi, te skuadra e Besiktasit.

Edhe pse 25-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020, ai mund të largohet për shkak të lojërave të pakta.

Mesfushori gjerman ka të zhvilluar afro 36 paraqitje që nga viti 2016 dhe ka shënuar tri gola./IndeksOnline/