17:44 / E Martë, 09 Janar 2018

Gratë që ekspozohen ndaj ndotjes së ajrit para shtatzënisë, rrezikojnë këtë gjë

Gratë të cilat i ekspozohen ndotjes së ajrit përpara se të mbeten shtatëzënë, gati 20 për qind e tyre kanë më shumë gjasa që të kenë bebe me defekt të lindjes, kanë zbuluar hulumtimet e reja.

Të jetosh brenda 5 kilometra nga një zonë shumë e ndotur një muaj para se të mbetni shtatëzënë, rritet më shumë rreziku që gratë të lindin foshnjat me defekte,  siç është çarja e buzëve apo e qiellzës, kanë thënë disa sutidues të SHBA-së, transmeton Indeksonline.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se kjo shkakton defekt të lindjes si rezultat i grave që vuajnë nga inflamacionet dhe “stresi i brendshëm”.

Defektet e lindjes prekin tre për qind të të gjitha foshnjave të lindura në SHBA./Indeksonline/