18:06 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gratë ruse me dhuratë speciale për Kombëtaren e Anglisë (Video)

Përfaqësuesja e Anglisë sot mbajti stërvitje në Zelenogorsk, dhe atje ata u befasuan me dhurata simbolike nga vendas të veshur me veshje tradicionale.

Ata u shërbyen me bukë, tortë tradicionale ruse me gjalpë, qumësht dhe vezë, dhe një tenxhere çaj tradicionale ruse, shkruan indeksonline.

Mediat britanike vënë në dukje se kjo është një zakon i vjetër rus gjatë vizitave zyrtare dhe është një shenjë e respektit dhe mikpritjes.

Ndeshjen e parë anglezët e luajnë me 18 qershor kundër Tunizisë, në grup së bashku me Panamanë dhe Belgjikën. /IndeksOnline/

Temat: