20:30 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gratë shtatzëna që përdorin parfume mund t’i shkaktojë dëme fëmijës së palindur

Gratë shtatzëna që përdorin enë plastike për ushqim apo ushqimet që janë të mbështjellura në qese plastike dhe vendosin rregullisht parfume mund të shkaktojnë dëme afatgjate për zhvillimin e trurit të fëmijës së palindur, sugjeron një studim i ri i cili është kryer në minj.

Një ekip në Universitetin e Illinois sugjeron se ushqimet që qëndrojnë në plastikë në kimikatet e përdorura në plastikë dhe aromat e ndryshme që vendosin gratë gjatë shtatzënisë ndikojnë në funksionimin e hormoneve.

Ata ushqyen minjtë shtatzëna me biskota dhe gjetën se kur pasardhësit e tyre arritën moshën madhore, ata nuk ishin aq të mprehtë sa shokët e tyre që nuk ishin ekspozuar ndaj kimikateve./Indeksonline/