18:56 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Greiçevci në Irlandë: Integrimi i Kosovës, jetik për paqen dhe stabilitetin rajonal

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci ka qëndruar sot për vizitë në Dublin, ku është pritur nga Komisioni për çështje evropiane në Parlament të Irlandës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se integrimi evropian i shteteve të Ballkanit, në veçanti Kosovës është jetik për paqen.

Ky është postimi i Greiçevcit:

Sot, në Ditën e Evropës, gjendem në Dublin, në vizitë zyrtare, ku kisha një paraqitje para Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Irlandës, për të folur lidhur me strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Mes tjerash, theksova që integrimi evropian i të gjitha shteteve të Ballkanit, e në veçanti i Kosovës, është jetike për paqen, mirëqenien dhe stabilitetin rajonal. Gjithashtu, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e parezervë të Irlandës për Kosovën dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.  /Indeksonline/