10:22 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / k.v

Greiçevci shtron iftar në Londër (Foto)

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci ka shtruar mbrëmë iftar për mysafirë nga kori diplomatik në Londër, udhëheqës dhe besimtarë islam të Kosovës në Londër dhe mysafirë të tjerë të shquar.

Ky është njoftimi i plotë i Greiçevcit:

Isha i nderuar që shtrova një iftar për mysafirë nga kori diplomatik në Londër, udhëheqës dhe besimtarë islam të Kosovës në Londër dhe mysafirë të tjerë të shquar.

Ramazani është muaj i shenjtë për të gjithë muslimanët kudo në botë, ku vlerat e solidaritetit, humanizmit dhe sakrificës vihen në pah. Ne në Kosovë jemi krenarë për lirinë dhe tolerancën fetare, të cilat për shekuj me radhë kanë përcaktuar se kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë. Unë jam veçanërisht mirënjohës ndaj ambasadorit të Kuvajtit dhe doajenit të Korit Diplomatik në Londër, Shkëlqesisë së Tij Khaled Abdulaziz Al-Duëaisan për pjesëmarrjen e tij dhe fjalët e tij të zgjedhura. Faleminderit edhe ambasadorëve të Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Ngarkuarit me Punë të Maqedonisë, imamëve Mehmed Stublla dhe Zymer Salihu si dhe bashkësisë së besimtarëve për pjesëmarrjen e tyre në iftar.