15:46 / E Martë, 12 Qershor 2018

Griezmann në konferencë, flet për të ardhmen

Antonie Griezmann u paraqit në konferencë për shtyp për të folur rreth përgatitjeve në Kombëtaren e Francës.

Ylli i Ateltico Madrid ishte i pranishëm në konferencë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, transmeton IndeksOnline.

Të gjithë menduan se Griezmann do të tregoj ndonjë të re rreth të ardhmes, megjithatë nuk ishte ashtu!

“Më vjen shumë keq, por unë sot nuk do të jap asnjë vendim. Unë e di që ju të gjithë po e prisni, por jo sot. Tani jam i lumtur dhe mendjen e kam vetëm te Botërori”, ka thënë Griezmann.

Lojtari i Atletico Madrid është i lidhur ngushtë për një transferim në Barcelonë. Megjithatë për një transferim të tillë, duhet pritur deri në përfundimin e Kupës së Botës që nis nga 14 qershori./IndeksOnline/