11:02 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Griezmann te Barca, Atletico shumë afër ish yllit të Real Madridit

Antoine Griezmann me shumë gjasa do të bashkohet me Barcelonën në afatin kalimtar të verës. Ylli francez thuhet se ka arritur marrëveshje me skuadrën katalonase.

Por, Diego Simeone e ka gati planin për të mbuluar boshllëkun që do të lë Griezmann. Angel Di Maria raportohet se do të jetë blerja e parë e Simeones.

Mediat spanjolle raportojnë se Atletico i ka bërë kontaktet e para me Di Marian.

Ylli argjentinas e pëlqen rikthimin në Spanjë pasi që edhe më parë kishte shprehur dëshirën për tu rikthyer në La Liga./Indeksonline/