10:45 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Griezmann tregon se kur do t’i kthejë përgjigjen Barcelonës

Antoine Griezmann ka konfirmuar se do të vendosë për të ardhmen e tij para fillimit të Kampionatit Botëror. Pas miqësores Francë-Itali, sulmuesi francez ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dal me një vendim.

Griezmann gjatë javës së ardhshme pritet që të dal me një njoftim për media ku do të vendosë në mes të vazhdimit me Atleticon, apo kalimin te Barcelona.

Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez ishte mbrëmë në stadiumin e Nice, gjë që e afron Griezmannin edhe më shumë te Barcelona./Indeksonline/

Temat: