15:43 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Grinden për një sms, kosovari masakron të dashurën me thikë

Rushit K. (37/emri i ndryshuar) goditi shumë herë me sëpatë ish gruan e tij, mes tjerash edhe në kokë dhe qafë, duke e lënë të vdekur në vend.

27 vjeçarja e cila ishte martuar prej gjashtë muajsh me 37 vjeçarin nga Kosova, ishte e mbuluar në gjak, shkruan bild.de. Rushiti kishte ardhur si refugjat në moshën 17 vjeçare në Gjermani.

Por si ndodhi ngjarja e kobshme e 1 tetorit?

Nga Gjykata e Bonnit theksojnë se burri fillimisht kishte rrahur gruan, dhe duke pasur frikë që kjo mos zbulohet nuk ka kontrolluar veten dhe e ka vrarë Donikën. Megjithatë ai nuk rrezikon burgun.

Ai vuan nga skizofrenia dhe duhet një kohë të gjatë të shkojë në një klinikë psikologjike. Tashmë gjendja e tij është përmirësuar pas marrjes së medikamenteve qetësuese.

37 vjeçari i cili punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit, kishte njohur gruan e tij të bukur në vendlindje. Në gusht 2017, Donika zhvendoset nga Kosova në Siegburg.

“Ai e donte shumë atë. Ai besonte, se kishte arritur gjithçka, çfarë ai kërkonte,” thotë avokati i të pandehurit Max Ziemer.

Sipas dëshmive të reja, Donika akoma donte ish të dashurin. Një javë përpara tragjedisë, ajo e kishte refuzuar për seks. Ditën e tragjedisë Donika merr një SMS, ajo nuk lejonte e të lexojë atë. Përsëri një përleshje verbale, e cila përfundoi brutalisht me vdekjen e saj.

Avokati Ziemer thekson se Rushiti e deshi tepër gruan, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij.”

Për shkak të vuajtjes nga skizofrenia, Gjykata ka shtyrë seancat. Seanca e ardhshme është planifikuar për 7 qershor.

 

Temat: