20:53 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Grindet me gruan, hip në pemën e lartë 15 metra dhe s’pranon të zbresë në tokë

Gjatë një zënke me bashkëshorten, një banor 47-vjeçar gjerman nga Wörth am Rhein ka hipur në një pemë në lartësi prej 15 metrash. Sipas një komunikate të policisë gjermane të së shtunës, ai nuk ka dashur të zbresë më nga pema.

Pas dy orëve, policia ka arritur ta bindë ate që të zbresë poshtë, duke i ndihmuar me shportën ngjitëse të zajrrfikësve, ndërsa në tokë përnjëherë e ka lëshuar fuqia.

Banori gjerman është dërguar menjëherë në spital, ka pohuar një zëdhënës policor, përcjellë albinfo.ch. Bashkëshortja e tij nuk ka mundur ta vëzhgojë skenën e shpëtimit dhe është larguar në vendngjarja. Rastin në polici e kishin paraqitur disa dëshmitarë.