22:01 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Groningen eliminon Prishtinën nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar para pak çastesh dueli mes Donar Groningen dhe Prishtinës.

Prishtina nuk ka arritur të kalojë rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, pasi sonte është mposhtur nga Donar Groningen me shifrat 80:55, ndërkohë që ndeshjen e parë e pati fituar me 20 pikë dallim, 84:64.

Basketbollistët e Groningen gjatë gjithë takimit ishin më të mirë, ndërsa ata të Prishtinës nuk ishin në elementin e tyre, e ç’ka rezultoi edhe me humbje.

Duke marrë parasysh rezultatet e të dyja takimeve, klubi nga ‘beneluksi’ kualifikohet për më tutje, derisa aventura e ‘bardhë e kaltërve’ mbyllet këtu.