16:36 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Gruaja: Bëra seks me vëllanë e të fejuarit para 10 vitesh, por ai s`më ka falur kurrë

Ka ndodhur para 10 vitesh por i fejuari im nuk më ka falur asnjëherë.

Përfundova duke bërë seks me vëllanë e vogël të të dashurit, i cili pati ardhur për të më ndihmuar në dekorimin e shtëpisë.

E gjitha ndodhi pas disa birrave që i pimë meqë ishim lodhur duke punuar, transmeton Indeksonline. Seksi ishte i mrekullueshëm, por ramë dakord që kjo të mos përsëritej më kurrë.

Megjithatë, ai ishte ndjerë shumë në faj dhe i ishte rrëfyer vëllait të tij, partnerit tim.

Ai ishtë mërzitur, por e kaluam dhe tani kemi dy vajza, një 7 dhe tjetrën 6 vjeçare. Por, ai vazhdon të më kujtojë të kaluarën. Më thotë kurvë dhe prostitutë.

Ka marrë gjithmonë kokainë por tani është bërë i varur dhe më thotë se i ndihmon që ta harrojë atë që unë ia kam bërë, transmeton Indeksonline. Unë punoj punë të plotë për të mbajtur familjen, por ai refuzon të gjejë një punë për të dhe vetëm pi.

Supozohet që ne të martohemi verën tjetër, por nuk jam e sigurt se ku po shkojmë. E di që kam bërë një gabim të tmerrshëm para gjithë atyre viteve, por tani po e pyes veten mos po e humbë kohën time në këtë lidhje.

Përgjigja e psikologes:

Të lutem mos vazhdo me martesën deri sa ai nuk heqë dorë nga varësia e tij dhe të bëhet aq serioz sat ë gjejë një punë, transmeton Indeksonline.

Sigurisht se ka qenë i mërzitur që ti ke bërë seks me vëllanë t tij, por lidhja juaj ka qenë në fillimet e saj atë kohë dhe ai vet ka vendosur që të vazhdojë të jetë me ty.

Ai tani po e përdor këtë si justifikim për varësinë dhe sjelljet e tij vulgare.

Tregojini se ai duhet të heqë dorë nga të akuzuarit ty dhe të pasnojë përgjegjësinë për varësinë e tij, ndryshe lidhja juaj do përfundojë.

Thuaji që të kërkojë mbështetje për varësinë dhe nëse nuk ndryshon, ndahuni prej tij për hirë të fëmijëve./Indeksonline/