09:48 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Gruaja e Ivanoviq jep deklaratë për vrasjen, thotë se autoritetet s’po punojnë mjaftë

Pasi disa anëtarë të partisë së Iniciativës Qytetare, tani do të jap dëshmi në Zyrën e Prokurorit Special edhe gruaja e Oliver Ivanoviqit, Milena.

Tani kur janë bërë më shumë se 100 ditë nga vrasja e Ivanoviqit më 16 janar para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës, Milena ka thënë se ky rast është neglizhuar, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë për “News” se është bërë periudhë e gjatë pothuajse katër muaj që kur po i thonë se vetëm po vazhdojnë hetimet.

“Ajo që është e frikshme është se kemi përvojë me disa raste të mëhershme. Sa më shumë kalon koha, aq më vështirë është të gjendet fajtori. Unë po u kërkoj prokurorëve që mos të vonohen dhe ta marrin më seriozisht këtë temë. Kjo punë po zvarritet ose për të fshehur dicka ose për të harruar gjithçka”, ka thënë Milena Ivanoviq.

Ajo ka theksuar se qëllimi i vetëm i saj është të gjendet autori dhe të marr dënimin e merituar të këtij krimi të tmerrshëm, duke shtuar se nuk do të heq dorë asnjëherë nga gjetja e fajtorit.

E pyetur se pse e la Mitrovicën dhe u zhvendos në Beograd, ajo ka dhënë arsyetim vrasjen e burrit.

“Mitrovica më mori gjënë që e desha më së shumti dhe prandaj vendosa që ta lë këtë qytet përgjithmonë”, ka thënë tutje Milena. /Indeksonline/