16:48 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gruaja e moshuar bllokohet në vaskë për 3 ditë, pa pasur kush t’i ndihmoi

Një grua e moshuar është shpëtuar nga policia pasi ishte bllokuar në vaskë për tri ditë.

Fqinji i saj ishte shqetësuar duke thirr policinë dhe raportuar se gruaja nga Avely, Essex në të 80-at e saj nuk kishte hapur derën që tre ditë për post dhe kishte perden e saj të mbyllur, gjë e cila është jashtë karakterit të saj.

Polici Tom Mattheës tha: “Gruaja nuk ka familje ose miq të afërt që janë në gjendje të bëjnë vizita të rregullta për të kontrolluar atë”.

“Kur e gjetëm gruan ajo na tha se ajo ishte bllokuar në banjë për tre ditë”, ka thënë ai.

Oficerët kanë shkuar menjëherë në banesën e saj pasi kishin marrë thirrje nga fqinji i saj.

Ata gjithashtu thanë se janë detyruar të hyjnë me dhunë në pronën e saj, për ta ndihmuar gruan.

Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e saj është e panjohur.

“Ky incident është një shembull se sepse është thelbësore të kontrolloni fqinjët tuaj të moshuar dhe të pambrojtur”, ka thënë Mattheës.

“Në këtë rast, një fqinj zbuloi disa gjëra të vogla që ishin jashtë karakterit të saj dhe në këtë rast i ka ndihmuar shumë gruas së moshuar”./Indeksonline/