17:57 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gruaja e Oliver Ivanoviq, punësohet në kabinetin e kryeministres serbe

Milena Ivanoviq, apo e njohur ndryshe si bashkëshortja e liderit serb në Kosovë tashmë i ndjerë, Oliver Ivanoviq është punësuar në Qeverinë e Serbisë, saktësisht në kabinetin e Ana Brnabiq.

Ajo është punësuar në kabinetin e Brnabiq dy javë më parë, transmeton Indeksonline.

“Milena filloi punën më 11 qershor. Do të jetë në ekipin e kryeministres Brnabiq,  do të merret me Kulturën dhe Industrinë Krijuese”, thuhet në raportimin e Blic.rs.

Ndryshe Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti para banesës së tij në veri të Mitrovicës./Indeksonline/