14:13 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gruaja e sëmurë nga kanceri vodhi mijëra euro, denohet me dy vjet burg (Foto)

Kathryn Jones, 50 vjeçe transferoi nga llogaria e punës “Technical Plastics Limited”, në llogarinë e saj private rreth 900 mijë euro për të blerë çanta luksoze dhe për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës si Kubë, Meksikë dhe Tenerife.

Jones pasi transferoi paratë në llogarinë e saj bankare për të financuar jetën e saj luksoze është dënuar me dy vjet burg, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Për dallim nga Jones, kolegu i saj Beryl Shore 61 vjeç vodhi 184 mijë funte por që iu shmang denimit me burg.

Gjykatësi në Preston, dy ish-kolegët i shpallën fajtorë për vjedhje midis viteve 2011 dhe 2016.

Prokurori Peter Cummings tha se gratë ishin përgjegjëse për trajtimin e pagave të stafit, faturat, internet banking dhe mbajtjen e të dhënave.

Ai i tha gjykatës që kompania mbështeti Jones kur ajo u diagnostikua me kancer dhe i pagoi asaj një pagë të plotë.