12:13 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Gruaja e zemëruar “kap” burrin duke e tradhtuar, kështu reagon ajo (Video)

Ky është momenti tronditës kur një grua e zemëruar përballet me bashkëshortin e saj “mashtrues”, pasi udhëtonte më shumë se 150 milje për ta gjetur atë në një hotel me një grua tjetër.

Burri i saj i dyshuar udhëtoi nga Wellingborough, Northamptonshire, për një premierë- përderisa gruaja e tij po kujdesej për dy vajzat e tyre të vogla në shtëpi, transmeton Indeksonline.

Përderisa ai nuk ishte në dijeni, ajo dyshonte se ai kishte një lidhje dhe u nisë të gjejë atë në bregdet me ndihmën e nënës së saj.

Pasi dolën nga hoteli, ata u takuan në parkun e makinave ku edhe patën një konfrontim të zemëruar, e cila u incizua me kamera nga vjehrra e tij.

Në këtë video shihet gruaja përderisa marshon drejt burrit të saj, duke bërtitur.

Me këtë rast ai ka një konfrontim të ashpër edhe me vjehrrën, pasi ajo fillon ta shaj atë.

Më pas kamera dhe gruaja fokusohet tek vajza e re duke i thënë: “Ti nuk duhet të shkosh me atë”.

Ajo i përgjigjet: “Unë nuk jam me të”.

Por gruaja e nervozuar vazhdon: “Ti je, ne e dimë këtë. Edhe menaxheri i hotelit na tregoj. Por ky nuk është faji juaj. Ne nuk do të fajësojmë ty. Është faji i atij”.

Vjehrra kthehet nga vajza e re dhe i kërkon asaj të tregojë nëse janë me të vërtetë bashkë, por ajo fillon të qaj dhe thotë “Ju lutem bisedoni me atë për këtë punë, jo me mua”./Indeksonline/