10:40 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Gruaja më lejoi të kem dashnore, por…

Gruaja ime më ka dhënë leje që të kem një dashnore, sepse jeta jonë seksuale është e vdekur qysh moti. Por, tani që e ka zbuluar se e kam një të tillë e kanë kapur nervat.

Nuk ndihem aspak rehat me situatën e krijuar por nuk di si ta zgjidhi gjithë këtë. Jam shumë i ri që të mos bëj asnjëherë seks.

Unë jam 46 ndërsa gruaja ime 43 vjeçare. Kemi 22 vite martesë dhe fëmijët tanë tashmë janë rritur.

I gjithë interesi i saj në seks i ka humbur që disa vite. Unë isha aq i nevrikosur për këtë, saqë kam folur gjithçka. Ajo më tha “shko gjeje një tjetër”.

Disa muaj më pas, një femër e bukur vizitoi kompaninë tonë. E pyeta për një pije dhe ajo erdhi. Aty filluam të flirtonim.

U takuam përsëri, por këtë herë në një hotel. Seksi me të ishte i mahnitshëm. Ajo është 10 vite më e re se unë por shumë më me eksperiencë se unë seksualisht.

Me kalimin e kohës ne kemi vazhduar të takohemi. Ajo nuk ka besuar në dashuri derisa nuk më ka njohur mua.

E dua edhe unë atë por e di se me këtë do e lëndoja gruan time. Gruaja ime dhe unë kemi folur për këtë gjë por është e vështirë pas kaq vitesh ta përfundojmë martesën tonë. Ajo është shoqja ime më e mirë dhe unë i besoj plotësisht asaj.

Këshilla e psikologes:

Nuk befasohem nga nervoza e gruas tënde. Gratë nuk distancohen nga seksi pa ndonjë arsye. Largohu nga e dashura jote dhe provo ta rregullosh martesën tënde.

Ndërkaq, gruas kërkoji që të bëjë një kontroll tek mjeku të shoh nëse ka ndonjë problem hormonal./Indeksonline/