16:50 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gruaja pagoi mbi 12 mijë funte për një të dashur, i dështon ‘msitnia’

Një grua e divorcuar, pagoi 12,600 funte në një agjenci ekskluzive për gjetjen e të dashurit, transmeton Indeksonline.

Një gjyqtar i lartë urdhëroi që Seventy Thirty Ltd ta kthejë tarifën për Tereza Burki, 47 vjeç, pasi agjencia nuk arriti t’ia gjejënë “burrin e ëndrrave të saj dhe ndoshta babain e fëmijës së saj”, i tha ajo Gjykatës së Lartë.

Ajo tha se agjensia e siguroi atë se  mund ta prezantojë atë me “beqarët që ju ëndërroni të takoni”.

Kur ajo u regjistrua me agjencinë në vitin 2014, kërkesat e zonjës Burki për burrat që ajo donte të takoheshin ishin “jo modeste”, tha gjyqtari Richard Parkes QC.

Ajo donte që një njeri i pasur me “një stil jetese të ngjashëm me të ose më të pasur se sa vetë” dhe, në mënyrë ideale, “banesa të shumta”.

Por, faktori më i rëndësishëm për zonjën nga Chelsea, ishte se shoku i saj i shpirtit do të ishte i përgatitur të kishte më shumë fëmijë, pasi ajo donte katër.

Por, gjykatësi Parkes urdhëroi agjensinë të paguante tarifën e saj dhe t’ia kthente të hollat.

Ai i tha gjykatës: “Gertrude Stein tha se kushdo që thoshte se paratë nuk mund ta blejnë lumturin, nuk e din se ku ta blejnë”.

“Ky rast ka të bëjë me një grua që kërkon lumturinë romantike, e cila thotë se ajo ishte mashtruar në pazar në vendin e gabuar, duke paguar një shumë të madhe për një takim”./Indeksonline/.