16:54 / E Hënë, 29 Janar 2018

Gruaja: Partneri im s`do të bëjë seks sepse…

Një grua ka rrëfyer për jetën e saj seksuale, e cila duket se ka mjaft probleme.

Ajo ka thënë se qëkur partneri i saj nuk pati njëherë ereksion, ai nuk deshi më as që të flitet për seksin.

Gruaja ka treguar se është po ashtu shtatëzënë.

“Unë jam 26, kurse ai 28 vjeç. Seksi dikur ishte i mirë por qëkur nuk pati ereksion, partneri im as që do të flasë më për këtë punë. Unë nuk mund të jem me dikë që nuk do seks. Atij i duket shumë e vështirë meqë nuk mund ta mbajë të ngritur aq gjatë”, është shprehur gruaja, transmeton Indeksonline.

Përgjigjen i ka dhënë psikologia e “The Sun”, Deidre. Ajo i ka thënë se duhet të flasë me partnerin se sa e rëndësishme është intimiteti në lidhje.

“Ju duhet të gjeni një moment dhe t`i sqaroni se sa shumë ju mungon intimiteti, kurse sa i përket performancës së tij në seks, është diçka që mund të punoni bashkë rreth asaj. Duhet ta ndihmoni të gjejë vetbesim. Nëse ai brengoset për shkak të shtatëzanisë, duhet t`ia bëni me dije se asnjë e keqe nuk do t`i ndodhë foshnjes gjatë seksit”, ka thënë ajo./Indeksonline/