15:06 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gruaja urinon në dysheme, pasi nuk iu lejua të përdorte tualetin (Video)

Një pasagjere e WizzAir ka urinuar në dysheme pasi thuhet se asaj i është thënë se nuk mund ta përdorte tualetin derisa avioni të ngjitej lartë në hapësirë.

Pamjet tronditëse tregojnë gruan duke bërë urinën në dysheme përderisa ajo fliste e dikë në telefon.

Incidenti ndodhi  në bordin e një fluturimi nga Londra Luton në kryeqytetin polak  Varshavë pak para se të nisej.

Sipas njoftimeve, avioni ishte duke u furnizuar me karburant dhe udhëtarët nuk u lejuan të shkonin në banjë gjatë procedurës.

Për shkak të kësaj, gruaja pretendon se ishte e detyruar ta bënte në atë vend./Indeksonline/