16:49 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gruaja vendos të mos rruajë më mjekrën që po i rritej, burri i saj reagon në këtë mënyrë

Disa nga efektet e sindromës ovarial polycystic (PCOS) përfshijnë periudhat e parregullta, shtim në peshë dhe kime të tepërta të trupit.

Kur është fjala për qimet në trupë, shumë gra përpiqen të rruhen, këpusin ato, të bëjnë largim me dyllë ose laser, aktivitetet këto të kushtueshme dhe që marrin kohë, transmeton Indeksonline.

Për 36 vjeçaren Jessica Moore, rroja ishte mënyra e saj e zgjedhjes. Ajo rruan fytyrën e saj dy herë në javë, madje disa herë duke marrë brisqe të ndryshme me vete para një takimi.

Në disa raste ajo edhe priste aksidentalisht fytyrën e saj, duke lënë gjurmë të dhimbshme.

Por ajo vendosi që të heq dorë nga rroja. Jessica thotë se do të jetë e lumtur dhe e sigurt dhe e se dëshiron të ndjehet kësisoj.

Ajo nuk është rruajtur që nga dhjetori i vitit 2017 dhe bashkëshorti i saj mbështetës, Francis 37 vjeç, i cili punon në kanalizime po tregon solidaritet me të.

Jessica thotë se burri i saj i kishte thënë edhe më parë që të ndalonte rruajtjen por që asaj iu desh kohë ta dëgjonte.

“Ai ka filluar të rrisë mjekrën që të më mbështesë mua. Ne madje ndajmë produkte si vaji i mjekrës”, ka thënë ajo./Indeksonline/