17:27 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Gruaja zbuloi se burri po e tradhtonte, pasi pa macen e saj në foton e një studenteje (Foto)

Një grua zbuloi se burri i saj po e tradhtonte, pasi vuri re pjesë të apartamentit të saj në fotografitë e njërës prej studenteve të burrit të saj.

Në një foto të postuar në Instagram nga 19 vjeçarja, Anna Rudenok, gruaja vërejti se ajo ishte në banesën e saj dhe të burrit të saj.

24 vjeçarja filloi të dyshoi se burri i saj, Dimitri, 27 vjeç, ishte duke e tradhtuar, pasi vuri re se Emily pëlqente fotot e tija të “Instagramit”.

Pasi hulumtoi pak më thellë, nëna e një  fëmije ka gjetur imazhe në faqen e Emilisë ku kishte të veshura rrobat të saja dhe duke luajtur me macen e saj, transmeton Indeksonline.

Emilia Ignatova, mistress

Ajo ishte e tronditur kur pa edhe shtratin e djalit të saj dhe djalit të burrit të saj, në sfond të një fotoje të saj.

Në një përshkrim të një fotoje, Emily kishte shkruar: “Edhe një ditë tjetër për të paguar borxhet e mia universitare”.

Të gjitha fotografitë që ajo i kishte bërë në shtëpinë e tyre, ishte kur Ana ishte duke vizituar shtëpinë e nënës së saj së bashku me fëmijët.

Sipas njoftimeve, Dimitri është një mësues dhe shef i shtypit në Universitetin  Shtetëror Jugor të Uralit në Rusi.

Kur gruaja e tij e zemëruar mësoi për marrëdhënien e saj të paligjshme, ai mbylli menjëherë llogarinë e tij të Instagramit dhe Emilia e bëri faqen e saj private.

Asnjëri prej tyre nuk i mohoi akuzat e gruas dhe Anna më vonë pretendoi se burri i saj kishte pranuar të kishte marrëdhënie që 18 muaj./Indeksonline/

Emilia Ignatova, mistress