16:33 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Grumbullohen 54 mijë paund për ta ndihmuar djaloshin, mirëpo i jepen vetëm 900 prej tyre

Djaloshi i cili u fotografua me flokë të ngrirë, i janë dhënë vetëm 900 paund, pavarësisht që njerëzit bamirës kanë dhuruar 54 mijë paund pasi panë fotografinë e tij të shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Wang Fuman, një nxënës në një shkollë fillore në Ynnan të Kinës, u bë “i famshëm”, pasi mësuesi i tij e ngarkoi fotografinë e tij në rrjetet sociale, ku shihet i tërë “i ngrirë”.

Sipas agjencisë shtetërore Chine News Service, mësuesi që bëri fotografinë tha se Wangu çdo ditë ecë më shumë s enjë orë për të ardhur në shkollë.

Në ditën kur atij i ishin ngrirë flokët temperatura jashtë kishte qenë -9 gradë celsius, përderisa Wang ishte i veshur mjaft pak, transmeton Indekosnline.

Kështu, në total janë grumbulluar 56.335 funta pasi njerëzia panë fotografinë e tij, por ai dhe familja e tij nuk morën më shumë se 900 prej tyre.

Fondacioni për Zhvillimin e të Drejtave të Zhaotong ka thënë se pjesa tjetër e parave do të shkojë tek nxënësit e tjerë të këtij rajoni, të cilët kanë kushte të ngjashme.

Zbutja e varfërisë ka qenë një nga nismat kryesore të presidentit kinez Xi Jinping që nga marrja e detyrës në vitin 2012.

Duke bërë thirrje për krijimin e një “shoqërie të moderuar të begatë”, Xi është zotuar e do të zhdukë varfërinë rurale deri në vitin 2020.

Statistikat zyrtare në vitin 2016 gjetën se rreth 43.3 milionë banorë që jetojnë në vendet rurale ende jetojnë në kushte mjaftë të rënda ekonomike./Indeksonline./