17:42 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Guardiola tregon nëse do ta lë Artetën të shkoi te Arsenali

Pep Guardiola ka folur për herë të parë për mundësinë që asistenti i tij, Mikel Arteta të marrë drejtimin e Arsenalit.

Trajneri spanjoll ka thënë se është i bindur që Arteta është i lumtur me pozicionin e tij te City.

“Mendimi im për Mikel është i jashtëzakonshëm. Ai meriton më të mirën. Shpresoj të jetë edhe ai rehat këtu, unë mendoj se ai ndihet kështu. Një nga arsyet për suksesin tonë këtë sezon është sepse Mikel është këtu. Kam dëgjuar shumë emra për pasuesin e Wenger, por ende se di planin e Arsenalit” ka thënë Guardiola./Indeksonline/

Temat: