19:18 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Guardiola zbulon të ardhmen pas Manchester Cityt

Menaxheri i Manchester City , Pep Guardiola thotë se po planifikon një lëvizje në menaxhimin ndërkombëtar në të ardhmen.

Trajneri që fitoi Premierligën e Cityn e ka ëndërr që të drejtojë një Kombëtare në një Kampionat Botëror ose Europian, shkruan indeksonline.

“A nuk ëndërron çdo trajner i suksesshëm për të trajnuar një ekip kombëtar?”

“Unë dua të jem në Kampionatin Botëror apo Kampionatin Europian edhe një herë, po”

“Tani për tani, unë dua të qëndroj aty ku jam. Por nëse dikush më ofron mua në të ardhmen, unë jam ende i ri “.

Guardiola ka sugjeruar në të kaluarën se Spanja është i vetmi vend që do të konsideronte stërvitje. /IndeksOnline/