13:05 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Gundogan: Ky shtet është favorit në Kampionatin Botëror! 

Ilkay Gundogan ka folur për favoritin e Kampionatit Botëror që mbahet në Rusi nga muaji qershor. 

Lojtari i Manchester Cityt thotë se Kombëtarja e Brazilit është favoriti kryesor për ta fituar këtë kompeticion, transmeton IndeksOnline. 

“Brazili është definitivisht favoriti kryesor për ta fituar Kupën e Botës në këtë verë”, ka thënë Gundogan. 

Kombëtarja e Gjermanisë luan më 27 mars miqësoren e fundit para Kupës së Botës me Brazilin. 

Kujtojmë që ndeshja e fundit mes Gjermanisë dhe Brazilit ishte zhvilluar në vitin 2014 në Kampionatin Botëror, ku gjermanët fituan 7 me 1./IndeksOnline/