12:37 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Guti: Nuk refuzohet Real Madridi, nëse marr ofertë them “PO”  

Trajneri i Real Madridit U19, Guti Haz ka mbështetur Zinedine Zidane para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint Germain.

Por, ish-mesfushori madrilen ka thënë se nëse merr ndonjë ofertë nga presidenti Florentino Perez, nuk do t’i thoshte asnjëherë “JO”.

“Nëse Florentino më ofron ekipin e parë, do të thoja po”, ka thënë Guti.

“Ky është një kompeticion i vetëm këtë sezon për Realin, por nuk do të jetë i fundit për Zidanen. Zidane duhet të vazhdoj. Si mund të mos dua të bëhem menaxher i Realit, nëse Florentino më ofron ekipin e parë, unë jam gati”, shtoi legjenda madrielene.

Skuadra e Realit këtë sezon ka dështuar në Copa del Rey dhe La Liga, por është në garë për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi./IndeksOnline/