20:43 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Hajdutët kapen me 4 ton portokaj të vjedhura [Foto]

Policia spanjolle kanë kapur një furgon dhe dy makina të mbushura plot me portokaj të vjedhura, pranë qytetit të Sevillës në Spanjë.

Një çift i martuar, djali i tyre dhe dy persona tjerë, u kapën duke transportuar katër ton fruta me vlerë rreth 1400 euro.

Nëse supozojmë se një portokall mesatar peshon 140 gram, i bie që kanë pasur rreth 26,400 portokaj në automjetet e tyre.

Ata pohuan se kishin gjetur frutat anash rrugës dhe se ishin për konsum personal. Hmmm.. mund ta imagjinoni fytyrën e policëve në këtë rast! /IndeksOnline/